Barcelona mer kreun e renditjes por mes shumë polemikave. Fitorja e sotme të djemve të Hansi Flick, e arritur falë një goli te vetëm të shënuar në pjesën e parë dhe jo pa vuajtje, sigurisht që do të ngjallë diskutime pafund, më së shumti nga kampi i Real Madrid që këto kohë është si një vullkan ndaj vendimeve arbitrare.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë në sfidën mes Barcelonës dhe Vallecanos që ka mbyllur javën e 24-të në La Liga dhe që ka parë katalanasit tashmë me 51 pikë, po aq sa Real Madrid, por në vend të parë duke marrë ndeshjen e fazës së parë direkte dhe golaverazhin.

PENALLTIA E LEWANDOWSKI – SHIKO VIDEO

GOLI I ANULUAR VALLECANO – SHIKO VIDEO

Pjesa e parë u mbyll në avantazh 1-0 për katalanasit (rezultat që do të rezistojë deri në fund) me golin e shënuar nga Robert Lewandowski (gjithmone me me shume golashenue) me penalltinë që vetë sulmuesi fitoi për një tërheqje fanelle brenda zone edhe pse me topin larg dhe në duart e portierit. Arbitri shkoi në VAR dhe më pas akordoi 11-të metërsh.

PENALLTIA E PRETENDUAR NGA VALLECANO – SHIKO VIDEO

Por, miqtë patë dy ankesa të forta në drejtim të gjyqtarit, fillimisht për një shtyrje dhe kapje brenda zone nga Cubarsi njësoj si në rastin e Leëandoëskit, ndërsa më pas për një gol të anuluar për pozicion jashtë loje aktiv të një futbollisti që pengoi rrugën e Inigo Martinez që ishte nisur të mbulonte futbollistin tjetër të Vallecanos që shënoi edhe golin (i nisur në pozicion të rregullt)

Në pjesën e dytë, Vallecano tentoi të trembte vendasit por nuk ia arriti qëllimit edhe pse në fund me kokë Frutos pati një rast të shkëlqyer. Sakaq, Lewandowski shpërdoroi dy raste ashtu si edhe Raphinha. Katalanasit kërkuan edhe një tjetër penallti për një ndërhyrje ndaj Dani Olmos.

RASTI I OLMOS – VIDEO

The post LA LIGA | Barcelona fiton mes vuajtjeve dhe polemikave, rimer kreun pas gati 2 muajsh (VIDEO) appeared first on Telesport.