Mirosllav Labudoviq, zëvendësministër i Energjetikës, në emisionin Biznes21 në TV21, tha se nuk pret të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike në fund të vitit.

“Po bëhen analiza. Çfarë do të ndodhë nuk mund të jap koment, që të mos ketë ndonjë ndikim mbi Komisionin Rregullator, sepse qëllimi është që rregullatori të jetë i liruar nga çdo lloj ndikimi dhe të sjellë çmimin më të mirë për qytetarët. Si ministri, përmes projekteve të ndryshme mund të ndikojmë me strategji dhe projekte në uljen e kostos së prodhimit të energjisë. Për gjëra të tjera jo. Sa i përket zhvillimeve të mëtejshme, besoj dhe pres që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, deklaroi Labudoviq.