Kjo ndeshje e radhës e kombëtares shqiptare pritet të jetë një sfidë e vështirë dhe vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Botërorin 2026. Futbollistët kuqezinj e perceptojnë transfertën e Leskovacit kundër Serbisë si një test të madh profesionalizmi, ku qetësia, koncentrimi dhe detajet do të bëjnë diferencën. Objektivi i tyre është i qartë: të marrin 3 pikët dhe të afrohen më shumë me “play off”-in, si shansi i vetëm për kualifikim në Kupën e Botës. Qazim Laçi bëri prognozën e tij në konferencë për shtyp:

Sa e vështirë është të ruash balancën emocionale me atë profesionale para Serbisë?
Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, mund t’a them edhe vendimtare. Ne jemi profesionistë, jemi mësuar me preisonin. Objektivi janë 3 pikët. Ëndrra jonë për të shkuar në Botëror kërkon patjetër fitoren në këtë ndeshje.

A e keni arritur formën optimnale?
Kur je me kombëtaren duhet të japësh më shumë se 100%, pasi e ke detyrim. Kam dhënë maksimumin me Shqipërinë, kështu do të vazhdoj. Shpresojë për një fitore në Serbi.

Si përjetohet një ndeshje e tillë?
Do të këtë shumë emocione kjo ndeshje. Si profesionistë duhte të jemi të qetë, të shikojmë çdo detaj të lojës, jo atë që ndodh jashtë fushe. Pikërisht kjo gjë do të bëjë diferencën.

Cili do të jetë çelësi i ndeshjes?
Ne përgatitemi në bazë të kundështarit përballë. Në ndeshjen e parë me Serbinë treguam maturi, e evituam presionin. Kishim mundësi të fitonim. Nga ana jonë, duhet të jemi të përqendruar. Detajet do ta bëjnë diferencën. Të dyja ekipet do të jenë të mbyllura.

Stadiumi do të jetë me kapacitet të reduktuar, Serbia nuk ndodhet në kushtet më të mira. Si i shikoni shanset për fitore?
Presim një ndeshje të fortë. Do të përgatitemi për 3 pikët, sepse janë vendimtare për ëndrrën e Botërorit.

The post Laçi: Do të japim gjithçka, ndeshje e vështirë dhe vendimtare ndaj Serbisë appeared first on Telesport.