Amir Rrahmani sjell një lajm të keq për Kosovën para ndeshjeve ndërkombëtare.

Mbrojtësi ka pësuar një tjetër dëmtim, pas të cilit ai do të mungojë në ndeshjet e “Dardanëve” gjatë muajit tetor.

Sipas mediave italiane, dëmtimi ndodhi gjatë stërvitjes së djeshme dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme të Napolit.

Rrahmani do të humbasë ndeshjet kundër Milanit, Sporting Lisbonës dhe Genoas, ndërsa për Kosovën pritet të mungojë ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Ky është dëmtimi i dytë i Rrahmanit brenda një muaji. Ai pritet të kthehet në fund të tetorit.

The post Lajm i keq për Kosovën, Rrahmani dëmtohet dhe mungon gjatë tetorit appeared first on Telesport.