Një javë për të pushuar, për t’u rigrupuar dhe për të reflektuar mbi strategjinë më të mirë për periudhën pas ndërprerjes. Kështu e ka planifikuar trajneri i Inter, Christian Chivu, 7-ditëshin e parë të kësaj pauze të zgjatur për shkak të kombëtareve.

Është një ndërprerje që mbart rreziqe për dëmtime gjatë angazhimeve me kombëtaret dhe lodhja nga udhëtimet ndërkontinentale. Në çdo rast, puna e vërtetë rifillon të hënën e ardhshme, kur trajneri rumun do të mbledhë lojtarët që nuk janë thirrur nga kombëtaret e tyre.

Mes atyre do të jetë edhe një fytyrë e re edhe pse në fakt ai ka mbërritur rreth mesit të gushtit: Djed Spence, “blerja e tetorit” për kampionët e Italisë. Dihet që lojtari anglez i krahut mbërriti në Milano pa formën e duhur fizike për ndeshje.

Stafi zikaltër hartoi një program rikuperimi gradual për të dhe ky proces tashmë ka arritur në një fazë vendimtare. Duke filluar nga e hëna (28 shtator), ish-lojtari i Tottenham pritet t’i rikthehet stërvitjes së plotë.

Deri atëherë, ai do të vazhdojë me një regjim të personalizuar, njëlloj si të dëmtuarit Calhanoglu dhe Stones. Që nga ai moment, lojtari i krahut do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur dhe për të kuptuar parimet taktike të Chivu.

Do të jenë edhe dy javë përgatitore para ndeshjes kundër Parma (të shtunën, më 10 tetor), ndaj një fytyrë e re mund të zërë vend në stolin e Inter. Spence mund të ketë mundësinë të shkelë në fushën e “San Siro” në minutat e fundit.

The post Lajm i mirë për Chivu, të hënën nis stërvitjen me grupin edhe blerja më e fundit e verës appeared first on Telesport.