Mediat belge, por edhe vetë sulmuesi i Napolit kanë konfirmuar humbjen e madhe. Pra, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare babai i tij, Roger Lukaku, ish-sulmues. Shkaqet e ndarjes së parakohshme nga jeta nuk janë bërë të ditura. Aii u shua në shtëpinë e tij në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos.
Romelu ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale: “Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të të jem gjithmonë mirënjohës. Jeta nuk do të jetë më e njëjtë. Më mbro e më udhëhiq si askush tjetër. Dhimbja dhe lotët nuk ndalen, por Zoti do të më japë forcën për t’u ngritur. Faleminderit për gjithçka, Roger Menama Lukaku!”
Ditë tepër të vështira për Javier Zanetti, zv.presidenti i Interit, i cili po përjeton humbjen e babait të tij, Rodolfo. Klubi zikaltër, përmes një njoftimi zyrtar, shprehu ngushëllimet për këtë humbje të dhimbshme: “Interi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i qëndron pranë zv.presidentit Javier Zanetti për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rodolfo. Atij i shkon përqafimi i gjithë familjes zikaltër dhe i pronësisë së klubit”.
The post Lajm tragjik për Romelu Lukakun. Humb jetën njeriu i tij më i dashur, vetëm 58 vjeç appeared first on Telesport.