Analistja Alma Lama në RTV21 në lidhje me mos funksionimin e faqes së KQZ-së ka thënë se kjo faqe mund të jetë hakuar nga agjentë të jashtëm.
Sipas saj KQZ duhet të dalë me konferencë për media për të treguar arsyet e problemit me web faqen.
“KQZ duhet të dalë me konferencë për shtyp tani që të tregojë arsyet se pse po ndodh kjo. Në qoftë se më herët ka funksionuar mirë që është një sistem i testuar dhe ka qenë i suksesshëm atëherë pse tani, kështu mendoj që duhet transparencë nga ana e KQZ-së. Faqja mund të jetë hakuar edhe nga agjentë të jashtëm mos harrojmë që ka shtete ose agjenda të cilat nuk janë të interesuara që në Kosovë të zhvillohet një proces zgjedhorë dhe i ndershëm”, tha Lama. /RTV21/21Media
