Lamine Yamal është një nga futbollistët e rinj shumë premtues dhe e ardhmja e djaloshit spanjoll duket se do të jetë e ndritur ku nuk do të mungojnë trofetë individualë dhe ato për klube.

Adoleshenti spanjoll është bërë së fundmi objekt studimi i inteligjencës artificiale (AI) dhe rezultati është tejet befasues. Sipas këtij studimi, Yamal do të transferohet te Real Madrid dhe do të fitojë “Topin e Artë” me “Los Blancos”. Ky studim i inteligjencës artificiale (AI) ka ngjallur debate dhe diskutime të shumta në rrjet mes dy tifozerive të rivalëve historik.

Studimi që bazohet në në performancën aktuale të djaloshit spanjoll, progresionin dhe variabla të ndryshëm nga ana statistikore, parashikon se Lamine Yamal do të dominojë botën e futbollit në vitet e ardhshme.

The post Lamine Yamal do të transferohet te Real Madrid dhe do fitojë “Topin e Artë”! AI (Inteligjenca Artificiale) frikëson tifozët e Barcelonës appeared first on Telesport.