Lamine Yamal po jeton momente të shkëlqyera te Barcelona. Pas problemeve me pubalgjinë, ky vit 2026 është shumë produktiv për të. Që nga mesi i janarit, ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 7 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e trajnerit Hansi Flick për punën e tij mbrojtëse dhe presionin e vazhdueshëm.
Me vetëm 18 vite mbi supe, askush nuk e di kufirin e tij. Së fundi, Yamal ka kaluar një nga legjendat e futbollit, Diego Armando Maradona, duke shënuar golin e 39-të me fanellën e Barcelonës, në fitoren 2-1 ndaj Albacete në “Copa del Rey”.
Maradona luajti te Barça nga shtatori 1982 deri në prill 1984, duke shënuar 38 gola në 58 ndeshje, mesatarisht 0.65 gola për ndeshje, pavarësisht dëmtimeve dhe problemeve. Lamine Yamal i janë dashur 135 ndeshje për ta tejkaluar këtë rekord. Ndryshe nga Maradona, 18-vjeçari është më shumë lojtar krahu, i shpejtë dhe i lidhur me golin, por të dy janë dy gjeni futbolli që shfaqen një herë në shumë vite.
Maradona, i lindur më 1960 dhe i ndarë nga jeta më 2020, nuk e arriti kulmin e tij te Barça, duke fituar vetëm një “Copa del Rey”, ndërsa lavdia më e madhe erdhi me titullin e Napolit dhe Botërorin 1986.
The post Lamine Yamal i “tregon targën” Maradonës për golat e shënuar te Barcelona appeared first on Telesport.
