Barcelona përgatitet për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të anëtarëve, të caktuar për të shtunën, 19 shtator, online, me shifra rekord në historinë e klubit. Ndër çështjet e rendit të ditës do të jetë edhe zgjerimi i kredisë për përfundimin e “Espai Barça” dhe “Spotify Camp Nou”.

Bashkëpunëtorët e Joan Laportës do të prezantojnë bilancin e sezonit 2025/26, me rezultate të zakonshme pozitive për të tretin vit radhazi dhe, mbi të gjitha, të ardhura mbi 1 miliard euro për herë të parë në historinë e klubit. Në këtë rezultat ndikoi ndjeshëm rikthimi në “Spotify Camp Nou” në nëntor të vitit të kaluar.

Rritja e të ardhurave lidhet kryesisht me shfrytëzimin e stadiumit, pavarësisht se në fillim të sezonit të kaluar disa ndeshje u zhvilluan në stadium të tjera, ndërsa në “Camp Nou” me kapacitet të kufizuar në 42.000 spektatorë. Të ardhurat iu afruan buxhetit të parashikuar, i cili fillimisht llogariste mbi 60.000 tifozë.

Kontribut dhanë edhe rritja e të ardhurave nga sponsorët dhe rekordi i merchandising-ut përmes BLM. Buxheti për 2026/27 do të kalojë 1.1 miliardë euro. nëtarët do të votojnë zgjerimin e kredisë për “Espai Barça” rreth 500 milionë euro, si dhe emetimin e obligacioneve të garantuara me të drejta të tjera audiovizive.

The post Laporta prezanton shifra rekord te Barcelona; për herë të parë të ardhurat kalojnë 1 miliard euro appeared first on Telesport.