Joan Laporta hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 15 marsit me kritika të forta ndaj arbitrimit, sidomos pas ndeshjes kundër Girona. Ai deklaroi se ekzistojnë “qarqe pushteti që nuk duan ta fitojmë kampionatin. Sportivisht dhe jashtë fushe ka njerëz që nuk duan ta fitojmë La Liga-n, por jam i sigurt se do ta bëjmë. Do të jetë një kampionat kundër gjithçkaje dhe të gjithëve”.

Laporta mbrojti skuadrën duke theksuar punën e Deco dhe trajnerit Flick: “Kemi një thesar në dhomën e zhveshjes. Kam folur me lojtarët dhe janë të motivuar për ta përmbysur situatën”. Ai shtoi se ndërhyrja ndaj Koundé në golin e dytë të Girona “ishte faull shumë i qartë”.

Presidenti kujtoi sukseset e fundit: “Në pesë vitet e fundit kemi fituar dy La Liga, tri Kupa dhe tri Superkupa”, si edhe 48 Kupa Europe në sportet e klubit, duke lavdëruar veçanërisht ekipin e femrave dhe sukseset e tyre ndërkombëtare.

The post Laporta shpërthen ndaj arbitrimit: Luajmë kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, por do ta fitojmë titullin appeared first on Telesport.