Në pistën franceze të Courchevel, u zhvillua gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski, ajo e slallomit. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi.

Ajo e mbylli garën në vendin e 6-të, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’46”52. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e skiatores 18-vjeçari kuqezi, gjithnjë protagonistë këtë sezon.

Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 53”81, ndërkohë që zbritja e dytë ishte më e mirë. Ajo regjistroi kohën 52”73, duke fituar tetë pozicione dhe u rendit në vendin e gjashtë.

Kështu, Lara Colturi fiton të tjera pikë të rëndësishme në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Një sezon fantastik i skiatores kuqezi, me dy podium dhe gjithnjë mes “top-15” më të mirave.

The post Lara Colturi klasifikohet në vendin e gjashtë në garën e sllallomit të zhvilluar në Francë appeared first on Telesport.