“Largim në rast të tripletës? Nuk do të jem unë, personi që thotë se po largohem”. Carlo Ancelotti është treguar i qartë; e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë. Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Valencias, trajneri italian ka theksuar se nuk do të jetë ai që do të largohet nga Real Madridi.

Fokusi, pra, te fusha e lojës dhe ndeshjet e mbetura të sezonit: “Është e vërtetë që jemi përmirësuar në aspektin kolektiv. Mendoj se ndaj Real Sociedad, Alaba zhvilloi një ndeshje të mirë. Për shkak të qëndrimit që patëm në mbrojtje, – ka theksuar trajneri duke u rikthyer te Kupa e Mbretit, – nuk meritonim të pësonim 4 gola.

Këtë vit kemi shumë më tepër efikasitet në sulm falë ardhjes së Mbappé, që ka shënuar 33 gola, si dhe pak më shumë vështirësi prapa. Kjo është normale. Kur duhet të zgjedhësh diçka, mund të ndodhë. Ne menduam të kishim këtë efikasitet sulmues dhe të bënim pak më shumë punë kolektive në fazën mbrojtëse”.

Ndeshja kundër Valencias, pra, nuk do të jetë e lehtë për merenguesit: “Jemi mirë, natyrisht që kam disa dyshime për formacionin, por skuadra ka motivimin e duhur. Jemi të vetëdijshëm që Valencia po bën shumë mirë, e dimë që ky do të jetë një moment shumë delikat i sezonit për ne”.

The post Largim nga Real Madridi në rast të tripletës? Ancelotti “driblon” me përgjigjen aspak diplomatike… appeared first on Telesport.