Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e klubit, duke prekur tema të ndryshme. Për Dumfries zbuloi se marrëdhënia mes tyre ka qenë “shumë e sinqertë dhe e ndershme”. Ai tregoi se gjatë rinovimit të fundit, holandezi kishte shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re para se të mbushte 30 vjeç, ndaj Interi i kishte dhënë një klauzolë largimi të veçantë. “Dumfries do të zëvendësohet nga një lojtar po aq i rëndësishëm, i fortë dhe ndoshta më i ri”, – tha ai.
Për Barella hodhi poshtë zërat mbi një vlerësim prej 45 milionë eurosh: “Nicolo nuk është në treg, prandaj nuk ka çmim. Nëse vjen një ofertë prej 500 milionë eurosh? Ndoshta mjafton diçka më pak dhe një pjesë do t’ia jepnim edhe Barellës”.
Ai e quajti Balotellin një peng të madh, duke kujtuar se talenti i tij premtonte të bëhej ylli i ri i futbollit italian, por nuk arriti ta ruante atë nivel. Për Lukakun, pranoi se “takimi në Montecarlo nisi me pak siklet dhe ftohtësi, por më pas u shoqërua me një përqafim”.
Sipas tij, belgu gaboi në mënyrën si e menaxhoi largimin nga Interi. Ausilio kujtoi gjithashtu rolin “pionier” të Wanda Narës si bashkëshorte-agjente dhe tha se për t’u bërë drejtues, edhe ish-futbollistët e mëdhenj duhet të studiojnë e të përditësohen vazhdimisht.
The post Largimi i Dumfries, pasardhësi i tij, vlera e Barellës dhe “sikleti” me Lukakun…; Ausilio flet hapur për Interin appeared first on Telesport.
