Kontrata e portierit italian, Xhianluixhi Donaruma me Paris Sen Zhermenin përfundon pas një viti. Negociatat për vazhdimin e saj kanë ngecur dhe tashmë ka raportime se 26-vjeçari mund të largohet këtë verë nga fituesi i Ligës së Kampionëve.

Donarumma vlerësohet shumë i rëndësishëm për Parisin, por klubi francez tashmë ka gjetur pasardhësin e tij potencial.

“L’Equipe” ka shkruar se PSZH-ja po zhvillon bisedime konkrete me Lukas Shevalie, portierin e Lille. Ka raportime që tashmë është arritur marrëveshje pesëvjeçare me portierin rezervë të Francës. Lille po kërkon 40 milionë funte për Shevalien.

The post Largohet Donaruma, PSZH ka gjetur zëvendësimin te Lille appeared first on Alsat.