Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në seancën e sotme, Venera Latifi Azizi dhe Marija Miteva janë emëruar zëdhënëse të qeverisë, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas njoftimit të qeverisë, Naum Stoillkovski është emëruar këshilltar për komunikime dhe marrëdhënie me publikun, i obliguar për koordinimin e zëdhënësve.

