Gjithçka tek Inter që do të zbresë nesër në mbrëmje në fushë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League ndaj Barcelonës (3-3 ndeshja e parë) sillet rreth Lautaro Martinez dhe Benjamin Pavard.

Grumbullimi i sulmuesit argjentinas është i sigurtë, por vështirë se ai do të jetë titullar. Në këtë rast, sulmi zikaltër do të formohet nga dyshja Thuram-Taremi, me Lautaro që mund të aktivizohet në vijim.

Për Pavard ka më shumë optimizëm, ndaj ai pritet që ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, duke formuar treshen mbrojtëse bashkë me Acerbi dhe Bastoni. Në të kundërt, Bisseck do të luante titullar, ashtu si në Barcelonë.

Në mesfushë nuk ka dilemma. Dumfries e Dimarco do të luajnë në krahë, ndërsa Barella, Calhanoglu e Mkhitaryan do të jenë ne mesin e saj. Pra, trajneri Simone Inzaghi pritet të luajë me skemën 3-5-2.

The post Lautaro dhe Pavard janë dy dilemat e trajnerit Inzaghi para ndeshjes me Barcelonën, ja situata appeared first on Telesport.