Kapiteni i Interit foli për “Sky Sport”, pas barazimit 2-2 në “San Siro”, por kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, falë rezultatit total 4-3 ndaj gjigantëve bavarezë: “Ndjej shumë krenari. U përballëm me një kundërshtar të madh dhe treguam edhe një herë shumë karakter e personalitet. Interi është sërish mes katër më të mirëve të Europës, merita është e këtij klubi të madh”.
Tani përballja me Barcelonën. A është objektivi finalja e Champions-it?
Kemi shumë, shumë dëshirë. Në Stamboll jetuam një ëndërr, rruga e këtyre viteve na ka mësuar të besojmë gjithmonë. Duhet të ruajmë përulësinë. Kur duhet të mbrohemi, e bëjmë të gjithë, edhe për njëri-tjetrin.
Çfarë përfaqësonte festa jote e golit?
Brenda saj ka shumë punë dhe sakrificë. Kalendari është shumë i ngjeshur, kemi shumë ndeshje të vështira dhe një skuadër pas nesh në Serie A, që nuk dorëzohet (Napoli). Po garojmë ende në të gjitha kompeticionet, në nivel të lartë. Kjo është merita jonë dhe e stafit që punon çdo ditë në maksimum. Unë festoj, sepse për mua, të shënosh gol është jetë.
Çfarë do i thoje Messit nëse do flisnit për këtë moment?
Asgjë. Kur flasim, e bëjmë për gjëra personale. Tani fokusi është te kampionati, më pas Kupa e Italisë dhe më vonë përgatitemi për Barcelonën, një kundërshtar me shumë vlera.
The post Lautaro Martinez, sytë nga finalja e Champions-it: Festa e golit? Për mua, të shënosh është jetë appeared first on Telesport.
