Inter e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Feyenoord në Rotterdam, duke shënuar golin e dytë. Një aksion i shpejtë i zikaltërve, Zielinski tenton të shënojë vetë në rastin e parë, por topi kthehet mbrapsht nga lojtari kundërshtar, polaku asiston për Lautaro Martinez, argjentinasi dërgon topin në rrjetë. SHIKO GOLAT
Kujtojmë që goli i parë për zikaltrit erdhi në minutën e 37-të, Barella asistoi bukur për Thurram, francezi shënoi me lehtësi. Po ashtu duhet përmendur që Kristjan Asllani e ka nisur titullar këtë takim dhe deri tani ka bërë një paraqitje shumë të mirë.
Interi po shkon rejt fitores së sigurt dhe do të kërkojë të mbyllë llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e sotme.
The post Lautarooooooo! Interi shënon golin e dytë në Rotterdam (Video) appeared first on Telesport.
