E dimë që lazanja është një pjatë e preferuar për shumë njerëz. Që të mos mërzitemi kurrë, ju ofrojmë një version simpatik me perime dhe mocarela, gati në më pak se një orë. Është një drekë e shpejtë dhe e shkëlqyer familjare.

Përbërësit  (për 4 persona) :

  • 200 gram lakër jeshile
  • 300 gram karrota
  • 20 gram gjalpë
  • 100 ml krem gatimi
  • 40 gram parmixhano të grirë
  • 200 gram mocarela
  • 12 fletë lazanjeje

Përgatitja:

Qëroni perimet dhe pritini në feta të holla. Skuqini shkurt në gjalpë të nxehtë, shtoni pak ujë dhe gatuajini derisa perimet të jenë gjysmë të ziera, shtoni kremin. Pastaj shtoni 2 lugë gjelle djathë parmixhano dhe pritini mocarelën në feta.

Vendosni një shtresë me fletë lazanjeje në një tavë pjekjeje, një shtresë me perime në salcë, renditni fetat e mocarelës, vendosni një shtresë tjetër me fletë lazanjeje dhe përsëriteni procesin derisa të mbarojë e gjithë përmbajtja.

Mbulojeni shtresën e fundit të lazanjës me salcën e mbetur dhe spërkateni me djathin parmixhano të mbetur. Piqeni lazanjën për rreth 30 minuta në një furrë të parangrohur në 180 °C.

Shërbim:

Ftoheni pak lazanjën, priteni në kube më të vogla ose më të mëdha, dekorojeni me borzilok dhe shërbejeni.

The post Lazanja me perime dhe mocarela appeared first on Alsat.