Sot po zhvillohet çerekfinalja e tretë e Kupës së Italisë me Interin, pavarësisht një rotacioni më të fortë se Lazio, duke u përpjekur të marrë kontrollin e lojës dhe të vendosë ritmin e posedimit te topit.

Pas një çerek ore të ngadaltë, fillimisht mori te verdhe Kristjan Asllani dhe më pas ishin bardhekalterit ata që iu afruan golit, me një goditje diagonale të Isaksenit që Martinez e devijoi paksa jashtë.

Lajm i keq për Inzaghin në mes të pjesës së parë, i detyruar të heqë dorë nga Darmian për shkak të një dëmtimi. Ne vendin e tij ne te djathtë u aktivizua Dumfries. Lojtari më aktiv në pjesën e parë ishte Isaksen, i cili tentoi dy herë të tjera para pushimit (vetëm një herë goditi porten) dhe më pas u ndëshkua edhe për simulim.

Një tjetër frikë për Inzaghin kur edhe Arnautovic ndalet në fund të pjesës së parë, por sulmuesi arrin të rikuperohet. Për më tepër, ai ishte ai që shënoi 1-0 në minutën e 39-të me një goditje të jashtëzakonshme me këmbën e majtë që e futi topin në rrjetë pas një goditje këndi.

Kështu përfundon, me Interin në epërsi, një pjesë e parë ku Lazio luajti më mirë në pjesën më të madhe por nje Eurogol po vendos.

VIDEO E GOLIT – VIDEO

The post Lazio luan më mirë, por Interi godet dhe e mbyll pjesën e parë 1-0 në avantazh me një EUROGOL (VIDEO) appeared first on Telesport.