“Këto ndeshje të fundit janë thelbësore për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Trajneri ka ndryshuar modulin e lojës, tani jemi më kompaktë. Të gjithë punojnë për të mirën e skuadrës. Sot ata që hynë nga stoli bënë diferencën”.
Kështu u shpreh Rafa Leao pas fitores me përmbysje 2-1 në “Marassi”, kundër Genoa. Portugezi shtoi më tej: “Çdo ndeshje përpiqem ta ndihmoj skuadrën time, qoftë si titullar, qoftë nga pankina. Jemi gjithmonë të përqendruar dhe përpiqemi të japim maksimumin në çdo ndeshje.
Qëllimi ynë është të bëjmë më të mirën e mundshme në këto ndeshje të fundit. Duam ta fitojmë një kompeticion, por fillimisht mendojmë për ndeshjen e kampionatit kundër Bologna”.
Edhe Gimenez “kandidon” për të qenë protagonist në finishin e sezonit: “Ndjehem shumë mirë. I njoh pikat e mia të forta dhe përpiqem gjithmonë t’i vë në dispozicion të skuadrës. Ndihem rehat kur duhet të sulmoj hapësirat në thellësi.
Finalja e Kupës së Italisë? Fizikisht ndihem shumë mirë, stërvitem në maksimum për ta treguar pastaj veten në fushë. Besoj shumë se ashtu siç stërvitesh, ashtu edhe luan në ndeshje”.
The post Leao dhe Gimenez me sytë nga finalja e Kupës: Trajneri ndryshoi skemën, tani jemi më kompaktë appeared first on Telesport.
