Pas barazimeve me Pisa dhe Atalanta, kuqezinjtë do të përballen me Romën kryesuese, me synimin për t’u rikthyer te fitoret. Allegri tha në konferencë për shtyp: “Duhet të rikuperojmë energjitë, sepse luajnë më shumë ose më pak të njëjtët lojtarë.

Roma po bën shumë mirë; Gasperini i ka dhënë identitet karakterial dhe taktikal. Leao? Është mirë, stërvitet normalisht. Tomori dhe Gimenez janë në vlerësim, Estupinan është rikuperuar, Jashari do të jetë në stol. Pulisic mund të jetë para Parmës gati, Rabiot është shumë e vështirë”.

Për Nkunku: “Mund të jetë titullar, ka teknikë të madhe. Na duhet lojë ekipore, duke përmirësuar mbrojtjen. Leao me Nkunku? Jam kurioz t’i shoh duke luajtur së bashku, mund të krijojnë kombinime të papritura”. Për Romën: “Ka lojtarë shumë të mirë, ka pësuar vetëm 4 gola dhe është e rrezikshme. Duhet të rikuperojmë lojtarët pas pushimit të kombëtareve për të qenë gati”.

Për Dybala: “Ka mesatare golash të lartë, duhet kujdes ndaj tij. Edhe Soulé, Cristante e Pellegrini janë të rrezikshëm”. Për objektivat e Milanit: “Synimi ynë është zona Champions, të kemi ekuilibër, pa e ekzagjeruar. Kampionatin mund ta fitojë më i miri”.

The post “Leao dhe Nkunku? Jam kurioz t’i shoh të luajnë së bashku. Roma e meriton vendin e parë” appeared first on Telesport.