Sërish Leao, gjithmonë Leao… Në të mirë apo, siç ndodh më shpesh kohët e fundit, në të keq, portugezi po tërheq vëmendjen dhe diskutimet e tifozëve të Milanit, por jo vetëm. Në periudhën e fundit, kritikat ndaj numrit 10 kuqezi kanë qenë shumë të forta, aq sa Rafa nuk është më i sigurt për qëndrimin e tij te “Djalli”. Gjykimi i “San Siro” në paraqitjet e fundit ka qenë i ashpër për të, me shumë vërshëllima.
Marrëdhënia duket e vështirë për t’u rikuperuar, sidomos pas postimit të fundit polemik në Instagram nga Leao. Ai ka ripostuar disa foto nga një llogari e tij dytësore (@imjus.tbeingme). Ajo që ka bërë më shumë bujë është një foto ku ai mban një bluzë me mesazhin: “Më urreni, por kush jeni ju?”
Një zgjedhje që nuk duket aspak rastësore. Në një tjetër llogari të dedikuar modës, kjo foto nuk ishte e para, por në profilin e tij sportiv është vendosur në plan të parë. Një mesazh për tifozët pas fishkëllimave? Nuk dihet ende, edhe sepse Leao ka bllokuar komentet në postim. Një tjetër sinjal për një largim të mundshëm në fund të sezonit? Koha do ta tregojë, por klima rreth tij nuk është më ajo e kohës së titullit kampion.
The post Leao, “dhëmbë për dhëmbë” me vërshëllimat e tifozëve kuqezinj: “Më urreni, por kush jeni ju?” appeared first on Telesport.
