Sulmuesi i Milanit ka folur për mediat pas fitores në Botëror kundër Kroacisë, ndeshje e vlefshme për 1/16 e finales së Botërorit 2026. Fitore e ngushtë për Portugalinë. Përfaqësuesja e Roberto Martinez mposhti 2-1 Kroacinë dhe avancoi  me tej në Kupën e Botës, ku të hënën, në orën 21:00, me orën europiane, do të përballet me Spanjën. Në fund të ndeshjes, sulmuesi portugez dhe i Milanit, Rafael Leao, foli për mediat:

“Kam pasur një sezon shumë të komplikuar në nivel dëmtimesh dhe, me një ndeshje të këtij intensiteti, ishte vetëm lodhje. Megjithatë, kur skuadra ka këtë shpirt, lodhja zhduket, ndaj vazhdova deri në minutën e fundit.

Edhe me lodhjen në këmbën e djathtë, arrita të jap asistin. Të gjithë shtynim në të njëjtin drejtim dhe kjo na solli fitoren. Ne besuam që nga fillimi. Kishte një faktor shtesë që doli vendimtar: Diogo Jota, që është gjithmonë me ne, na ka ndihmuar edhe në këtë”.

 

The post Leao: Kam pasur sezon shumë të komplikuar për shkak të dëmtimeve. Jota? Gjithmonë me ne appeared first on Telesport.