Rafael Leao, sulmuesi i Milanit, foli për “Prime Video” pas humbjes 1-0 në Champions League kundër Feyenoordit: “Nuk treguam të njëjtën agresivitet si ata, ishim pak më mirë në pjesën e parë, por jo mjaftueshëm. Edhe unë pata një rast ku mund të bëja më mirë.
Tani kemi ndeshjen e kthimit në ‘San Siro’, para tifozëve tanë. Sot patën mbështetjen e publikut të tyre, por ne duhet të fokusohemi te vetja. Nuk ishte një ndeshje e mirë, duhet të mësojmë nga gabimet dhe të fitojmë në kthim”.
A ishe në formën tënde më të mirë fizike?
Jo, por nuk kërkojmë justifikime. Nuk treguam të njëjtin intensitet si ata në duele.
Çfarë duhet të ndryshojë për ta përmbysur rezultatin?
Duhet të futemi në fushë me qëndrimin e duhur, diçka që nuk e bëmë sot. Nëse e bëjmë, mund ta fitojmë ndeshjen.
The post Leao: Nuk treguam të njëjtin agresivitet, duhet të mësojmë nga gabimet appeared first on Telesport.
