LeBron James e nis sezonin e tij të 24-t në NBA i veshur me ngjyrat blu, të bardhë dhe të kuqe të Philadelphia 76ers, por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Vetë basketbollisti 41-vjeçar rrëfen bisedimet e kësaj vere.
“E imagjinoja veten duke luajtur në Madison Square Garden dhe duke e mbyllur karrierën atje. Është një nga vendet më të mira ku kam luajtur ndonjëherë. Për mua, është arena numër një në botë për një basketbollist”, tha LeBron.
“Kam shumë respekt për Knicks: ata kanë një ekip të jashtëzakonshëm me lojtarë të jashtëzakonshëm. Përshëndetje për Jalen Brunson, e dua atë djalë, është i jashtëzakonshëm. Por jam i lumtur aty ku jam dhe mezi pres të filloj“, shtoi “king James”.
“Kam marrë në konsideratë të paktën pesë ekipe gjatë verës, por ky dukej si opsioni më i përshtatshëm. Maxey, miku im prej vitesh, luajti një rol kyç dhe jam shumë i lumtur që tani jam pjesë e këtij grupi“, tha Lebron James.
Në fund, ai komentoi: “Gjithmonë e kam vlerësuar tifozerinë e Philadelphia, është një qytet që vërtet e njeh sportin dhe ndonëse më pëlqen ky ekip, jam plotësisht i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë.”
The post LeBron: Nuk prisja të shkoja të Philadelphia, imagjinoja veten duke luajtur në këtë stadium appeared first on Telesport.
