Për Charles Leclerc, gara e Monako në Formula 1 përfaqëson një ngjarje që nuk duhet humbur, pasi garon në shtëpinë e tij. Ai synon të rikthejë “kokëkuqen” te fitorja pas një thatësire prej një vit e shtatë muaj, që nga fitorja e Carlos Sainz në Meksikë 2024.

Leclerc reflekton mbi shanset e tij dhe të Ferrari për të synuar përsëri fitoren në Principatë: “Një sezon si ky që po përjetojmë u lejon ekipeve të kenë një kurbë shumë të pjerrët zhvillimi dhe viti i kaluar na mësoi se sa shpejt mund të ndryshojnë hierarkitë”.

“Ky sezon mund të shkojë ende në çdo drejtim dhe Botërori është ende i hapur. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrën e duhur. Nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë ekipin kaq të karikuar”, tha Leclerc.

Ekziston një mentalitet agresiv që më pëlqen shumë. Aspekti tjetër i ndryshëm që perceptoj është qetësia: duam rezultate, por në të njëjtën kohë ka qartësi në menaxhimin e gjithçkaje. Nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën

”, shtoi monegasku.

Shpresojmë të kthehemi së shpejti në rrugët fituese. Monako është gjithmonë një pistë e veçantë, ku çdo gjë mund të ndodhë. Sezoni është ende i gjatë“, tha Leclerc, që foli edhe për marrëdhënien me Leëis Hamilton.

Nuk e di vërtet se çfarë mund të kishte mësuar Hamilton nga unë. Mësova kaq shumë prej tij. Ai ka një metodë pune shumë të saktë, e cila në disa mënyra më ka hapur mendjen. Kam qenë shumë me fat në karrierën time: kam shokë skuadre jashtëzakonisht të talentuar, dhe secili prej tyre më ka lënë diçka që më ka lejuar të rritem”, tha Leclerc.

The post Leclerc: Botërori nuk është vendosur ende, çdo gjë mund të ndodhë në Montekarlo appeared first on Telesport.