Piloti monegask i Ferrari, Charles Leclerc, mendon se skuadra italiane mund të bëjë më mirë se një vend i katërt dhe i pestë. Këto ishin pozicionet e dy pilotëve të “kokëkuqes” në garën e fundit në Holandë.

Në atë garë paguam çmimin për kualifikimet dhe një konfigurim të gabuar të njësisë së fuqisë të shtunën pasdite. Është për të ardhur keq sepse ritmi ishte i mirë dhe kështu ishte edhe ndjenja ime, ndoshta jo aq shumë me përbërjen më të fortë”,tha Leclerc.

Më tej, ai tha: “Podiumi duhet të jetë gjithnjë brenda mundësive tona, pasi kemi një makinë me shumë potencial”.

“Jam i lumtur që tani po shkojmë në Monza, ku kam pasur disa momente të paharrueshme në të kaluarën dhe shpresoj t’i shtoj ato. Por Monza është gjithmonë e veçantë!“, tha Leclerc.

The post Leclerc: Monza e veçantë për Ferrari, kjo makinë ka potencial për më shumë se një vend në podium appeared first on Telesport.