Ish-sulmuesi i Italisë dhe Lazios, Ciro Immobile, i cili luante me Paris FC, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 36 vjeç.
Qendërsulmuesi ishte një nga lojtarët më të frytshëm në historinë e Serie A, dhe kontrata e tij me ekipin e Ligue 1 ishte menduar të zgjaste deri në qershor 2027.
Megjithatë, ai vendosi të varte këpucët në gozhdë pas problemeve me dëmtimet, pavarësisht se shënoi dy gola dhe dha dy asiste në vetëm 12 ndeshje për klubin sezonin e kaluar.
Immobile iu bashkua Paris FC vetëm në janar pas gjashtë ndeshjesh te Bologna në fillim të sezonit.
Lajmi iu njoftua shokëve të tij të ekipit Paris FC ndërsa ai përpiqej të mbante lotët, me CV-në e tij të jashtëzakonshme të përshkruar, duke përfshirë 656 ndeshje dhe 350 gola.
Ai shënoi 17 gola në 57 ndeshje për Italinë, ishte Kampion i Europës me Axurrët në 2021, dhe fitoi titullin e golashënuesit në Serie A në katër raste të ndryshme.
Immobile e nisi në akademinë e të rinjve të Salernitana dhe shpejt kaloi tek Juventus, më pas te Siena, Grosseto, Pescara, Genoa, Torino, Borussia Dortmund, Sevilla, Lazio, Besiktas, Bologna dhe Paris FC.
Periudha më e rëndësishme e karrierës së tij ishte pa dyshim me Lazion, që zgjati nga viti 2016 deri në vitin 2024.
Ciro Immobile est une légende. 👑
Après 650 matchs, plus de 320 buts et de multiples trophées à son palmarès, Ciro Immobile met un terme à son immense carrière.
Un joueur exceptionnel qui aura marqué plusieurs générations. 💙 pic.twitter.com/tV4vNhQF5w
— Paris FC (@ParisFC) August 14, 2026
The post Legjenda e Serisë A tërhiqet nga futbolli në moshën 36 vjeç (Video) appeared first on Telesport.
