Një ditë pasi Leo Messi i theu rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, ka reaguar edhe legjenda e Gjermanisë, Miroslav Klose.
Në një deklaratë për Süddeutsche Zeitung, gjermani deklaroi: “Lionel Messi është, për mua, futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Urime, kampion”, tha Klose.
Para se të niste Kupa e Botës 2026, Klose mbante rekordin me 16 gola të shënuar, ndërsa me 5 golat e shënuar në dy ndeshjet e para në këtë Botëror, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 18 golave, duke kryesuar i vetëm momentalisht.
Ndërkohë, me 16 gola sa Klose është edhe Kylian Mbappe, pas dy golave të shënuar në fitoren e fundit të Francës 3-0 ndaj Irakut.
The post Leo Messi i theu rekordin, Miroslav Klose reagon shkurt appeared first on Telesport.
