Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka bërë dy reagime përmes llogarisë së saj në Instagram, duke shprehur qëndrimin lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e BBVK-së.

“Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar Leonora në një postim në InstaStory.

Në një reagim të dytë, këngëtarja ka shtuar edhe një koment për mënyrën se si kuptohet feminizmi.

“Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar ajo.

The post Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi appeared first on Veriu.info.