Mevlan Ademi njëri nga organizatorët e protestave studentore në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se se janë takuar me kongresmenin amerikan Keith Self. Ademi thekson se i kanë paraqitur shqetësimet drejtpërdrejtë, duke shtuar se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë.

Statusi i plotë i Mevlan Ademit.

“Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikanë, Keith Self

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për të zhbërë frymën e bashkëjetesës dhe barazisë do të krijonte pasoja serioze për vendin dhe të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike”, ka shkruar Mevlan Ademi.