Pasi u nda me Barcelonën në fund të sezonit, Robert Lewandowski po merr të gjithë kohën e nevojshme për të zgjedhur ekipin e ri. Interesi për sulmuesin polak është shumë i madh, duke nisur nga klubet elitare në Europë, e deri te ofertat e majme nga Arabia Saudite dhe MLS.

Fabrizio Romano dhe disa prej medieve turke zbulojnë se polaku është një ndër emrat e sugjeruar nga Hakan Safi, një kandidat në garën presidenciale të Fenerbahçes, si pjesë e planit të tij për të forcuar skuadrën me nënshkrime të profilit të lartë.

Superliga turke është një destinacion i preferuar nga shumë emra të njohur të cilët janë në perëndim të karrierës së tyre. Vendimtare për këtë lëvizje do të jetë sigurisht paga dhe bonuset që do të ofrojë Fenerbahce.

The post Lewandowski në Superligën turke? Zbulohet prapaskena e fundit me sulmuesin polak appeared first on Telesport.