Robert Lewandowski ka folur për të ardhmen e tij pas fitimit të La Liga-s me Barcelonën, duke lënë të hapur mundësinë e largimit. Sulmuesi polak, i kërkuar nga Juventusi dhe Milani, ka kontratë deri më 30 qershor dhe ende nuk ka rinovuar.

“Nuk e di ende çfarë do të bëj. Mund të kem ofertë nga një kampionat i nivelit më të ulët. Jam gati 38 vjeç, por fizikisht ndihem mirë. Do të dëgjoj ofertat dhe më pas do të marr një vendim”, – deklaroi ai.

Lewandowski ka statistika të jashtëzakonshme në karrierë: 344 gola në 375 ndeshje me Bayern Munich, 119 gola në 190 ndeshje me Barcelonën dhe 103 gola në 187 paraqitje me Borussia Dortmund. Me kombëtaren e Polonisë ka zhvilluar 165 ndeshje dhe ka shënuar 89 gola.

 

The post Lewandowski paralajmëron Milanin dhe Juventusin: Mund të zgjedh një kampionat më të dobët appeared first on Telesport.