Shumica e nxënësve të klasave të teta, rreth 94%, nuk lexojnë libra ndërsa 31% e nxënësve të klasave të katërta lexojnë rregullisht. Këtë e bëri të ditur psikologu Safet Ballazhi, në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat duke prezantuar gjetjet e fundit nga hulumtimi i Institutit për Hulumtime Sociologjike. Sipas psikologut Safet Ballazhi, nëse një në tre nxënës të moshës 9 vjeçare lexojnë libra, në klasën e tetë një në 15 nxënës lexojnë libra. Psikologu Ballazhi e konsideron këtë trend alarmues për prindërit, arsimtarët dhe shoqërinë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të leximit si mënyrë të preferuar për të kaluar kohën e lirë. Hulumtimi gjithashtu nxjerr në pah se brezat e rinj janë më të dobët se brezat paraprak, apo një nxënës i klasës së katërt do të shënojnë rezultate më të dobëta kur të bëhet nxënës i klasës së tetë në krahasim me nxënësit që aktualisht janë klasa e tetë.
“Për fat të keq vetëm 6% e nxënësve të klasave të teta, disa 13 dhe disa 14 vjeçarë, që janë në atë kohë, janë duke lexuar libra dhe sipas hulumtimit nëse i krahasojmë me nxënësit e klasave të katërta, aty shohim se në klasat e katërta, 31% e fëmijëve janë duke lexuar libra në kohën e tyre dhe është një nga mënyrat të preferuara se si të kalojnë kohen e lirë ndërsa vetëm pas katër viteve këto 31% bien në vetëm 6% ose nga çdo i treti bie në çdo i pesëmbëdhjeti nxënës është mënyrë e preferuar që të kaloje kohen e lirë duke lexuar libra. Kjo tani duhet të jetë alarmuese për të gjithë ne, si për prindërit ashtu edhe për arsimtarët por edhe për të gjithë shoqërinë
The post Leximi në rënie te fëmijët: sinjal alarmi për të ardhmen e arsimit appeared first on Alsat.
