Në  Etadio Monumental të Buenos Aires ka qenë nata e Botafogo-s, që ka fituar për herë të parë në historinë e saj Copa Libertadores duke mundur Atletico Mineiro në një finale të çmendur.

MOMENTI I KARTONIT TE KUQ – VIDEO

Në sfidën braziliane të zhvilluar në shtëpinë e River Plate, Botafogo ka mbetur me dhjetë lojtarë pas 33 sekondash pas një faulli të ashpër të Gregore, por ka shkuar në avantazh të dy golave në pjesën e parë falë realizimeve të Luiz Henrique dhe Alex Telles.

Atletico Mineiro 0 – [1] Botafogo – Luiz Henrique 31′ – Video

Atletico Mineiro 0 – [2] Botafogo – Alex Telles (Pen) 44′ – Video

Në pjesën e dytë, Atletico Mineiro ka ngushtuar diferencat me ish-lojtarin e Napoli-t Edu Vargas, që ka shpërdoruar disa raste për barazimin, dhe në fund ka ardhur goli i Jr Santos që ka fiksuar shifrat në 3-1.

Atletico Mineiro [1] – 2 Botafogo – Eduardo Vargas 47′ – Video

Atletico Mineiro 1 – [3] Botafogo – Junior Santos 90+7′ – Video

The post Libertadores: Botafogo fiton finalen e çmendur dhe shkruan historinë me 10 lojtarë (Video) appeared first on Telesport.