Është zhbllokuar shumë shpejt supersfida në “Wembley” mes Anglisë dhe Spanjës, e vlefshme për Ligën A, në Ligën e Kombeve. Kampionët e Botës në fuqi kanë gjetur avantazh që në minutën e dytë.
Një gafë e pafalshme e Marc Guehi, i cili tregohet komplet i pavëmendshëm, situatë nga e cila përfiton Lamine Yamal. Ylli i Spanjës nuk e kishte aspak të vështirë për të dërguar topin në portën e mbrojtur nga James Trafford.
Një gol i shpejtë në “Wembley”, që pritet të shoqërohet nga të tjerë në minutat në vijim.
The post LIGA E KOMBEVE: Anglia reziston vetëm dy minuta, Lamine Yamal kalon në avantazh Spanjën (video) appeared first on Telesport.
