Po luhen në këto momente ndeshjet e para për çerekfinalet e Ligës A në Ligën e Kombeve. Në Rotterdam, Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Holandës, një gol shumë i bukur i spanjollëve pas kombinimit Yamal-Pedri-Nico Williams, sulmuesi i Bilbao-s dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në “San Siro”, Italia pret Gjermaninë. “Axurrët” kanë kaluar në avantazh me golin e Sandro Tonali-t në minutën e 9′. Barella asiston bukur në krah për Politano-n, ky i fundit fut topin në zonë, Rudiger nuk e largon sic duhet, aty vjen Tonali, që dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur. SHIKOGOLIN
Në dy sfidat e tjera, Kroaci-Francë dhe Danimarkë-Portugali rezultati vazhdon 0-0 në të dyja sfidat. Kroatët humbën shansin e artë për të kaluar në avantazh, ku Kramaric gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
The post LIGA E KOMBEVE: Spanja gol si në “play-station” ndaj Holandës, Tonali shënon ndaj Gjermanisë appeared first on Telesport.
