Tjetër humbje për kombëtaren e femrave në volejboll, që në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës Europieane të volejbollit (Voleyball European League) u mund sot 3-0 nga Mali i Zi, ndeshje e luajtur në Rumani.

Pas humbjes ndaj vendaseve një ditë më parë, vajzat kuqezi edhe sot ishin të pafuqishme të përballonin ritmin e diktuar nga fqinjet malazeze, që dominuan në fushë në të trija setet, duke e merituar fitoren (25-14, 25-11, 25-18).

Një ndeshje që ishte e ngjashme në të trija setet, me Malin e Zi që thellon epërsinë në cdo moment, duke patur shumë diferencë me vajzat kuqezi. Për Shqipërinë kjo është humbja e katërt në po kaq ndeshje të luajtura në këtë fazë të turneut.

Raundi 2 – Rumani

12 qershor

Shqipëri – Rumani, 0-3

Mali i Zi (pushim)

13 qershor

Mali i Zi – Shqipëri, 3-0

Rumani (pushim)

14 qershor

Rumani – Mali i Zi, 16:30

Shqipëria (pushim)

The post Liga Europiane e Volejbollit/ Shqipëria humbet 3-0 ndaj Malit të Zi, ende asnjë fitore për vajzat kuqezi appeared first on Telesport.