Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, mes ekipeve më të mira nga Shqipëria e Kosova, ka rinisur sot  pas një muaji pushim me takimet e javës së 4-t.

Në Grupin A, Skënderbeu fitoi 3-1 ndaj kosovareve të Ferizaj (25-15, 25-14, 24-26, 25-18), duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes. Në takimin tjetër, Tirana u mund 0-3 nga Skënderaj (250-13, 25-17, 25-16), duke mbyllur grupin.

Në takimet e Grupi B, kosovaret e Fer Volej kryesojnë renditjen pas fitores 3-1 ndaj Teutës (25-18, 25-13, 26-28, 25-18). Fitore të rëndësishme korri Partizani, që mundi 3-0 kosovaret e Dritës (25-12, 25-19, 25-15) dhe synojnë kualifikimin.

Femra, Grupi A (java e 4-t)

Tirana – Skënderaj, 0-3

Ferizaj – Skënderbeu, 1-3

Renditja: Skënderbeu 10 pikë, Ferizaj 6 pikë, Skënderaj 6 pikë, Tirana 2 pikë.

Femra-Grupi B (java e 4-t)

Teuta – Fer Volej, 1-3

Drita – Partiani, 0-3

Renditja: Fer Volej 11 pikë, Drita 7 pikë, Partizani 6 pikë, Teuta 0 pikë.

The post Liga “Gjergj Kastrioti”/ Skënderbeu komandon në Grupin A, Partizani synon play off-in, dobët Tirana e Teuta appeared first on Telesport.