Ka nisur Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, turneu mbarëkombëtar i sportit të rrjetës mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Tetë skuadrat, katër nga Shqipëria e katër nga Kosova, janë ndarë në dy grupe dhe takimet zhvillohen me sistem grumbullimi.

Në Grupin A, ekipet e Superligës shqiptare kanë dalë fituese. Tirana mposhti 3-1 Dritën (26-28, 25-21, 25-21, 25-11), ndërsa Pogradeci mundi 3-2 Fushë Kosovën (24-26, 25-21, 23-25, 25-22, 15-8). Ndeshjet e para u luajtën në Pogradec.

Në Grupin B, ku ndeshjet e para u luajtën në Skënderaj të Kosovës, fituse dolën skuadrat vendase. Fer Volej mundi 3-0 Skënderbeun (25-17, 25-23, 25-15), ndërsa ekipi i Ferizaj mundi 3-0 Dinamon (25-12, 25-17, 265-24). Të dielën luhen ndeshjet e dyta.

Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi A (java 1)

Pogradeci – Fushë Kosova, 3-2

Drita – Tirana, 1-3

Renditja: Tirana 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Fushë Kosova 1 pikë, Drita 1 pikë.

Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi B (java 1)

Fer Volej – Skënderbeu, 3-0

Dinamo – Ferizaj, 0-3

Renditja: Derizaj 3 pikë, Fer Volej 3 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Dinamo 0 pikë.

The post Liga Gjergj Kastrioti/ Tirana e Pogradeci fitojnë në Grupin A, zhgënjejnë Skënderbeu dhe Dinamo në Grupin B appeared first on Telesport.