Janë luajtur këtë mesjavë takimet e radhës së Ligës Unike në basketboll për femra, që gradualisht po i afrohet fundit të sezonit të rregullt. Tirana e Flamurtari kanë humbur takimet e radhës, të luajtura në Kosovë.
Flamurtari u mund në Prizren nga Bashkimi me rezultatin 101-82. Pas një pjesë të parë të ekuilibruar (53-50 për vendaset), skuadra kosovare u shkëput në gjysmën e dytë të takimit, duke e merituar fitoren.
Në ndeshjen tjetër, atë të luajtur në Pejë, skuadra vendase fitoi 87-50 ndaj Tiranës, në një përballje pa shumë histori. Peja u shkëput 47-24 që në pjesën e parë, duke e thelluar diferencën edhe në gjysmën e dytë të sfidës.
The post Liga Unike-Femra/ Tirana dhe Flamurtari dalin humbëse nga sfidat e luajtura në Kosovë appeared first on Telesport.
