Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Ligji për mbrojtje nga duhani, i cili pritej që sot të merrte dritë jeshile nga Qeveria, është shtyrë. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se nevojitet harmonizim i ligjit me Ministrinë e Bujqësisë, konkretisht dispozitat që prekin sektorin e prodhimit dhe përpunimit të duhanit.
“Për fat të keq ende pres edhe një harmonizim me një institucion.. shpresoj se në seancën e ardhshme do të kemi harmonizim, të jem i realët kam pritur sot të kaloj, por ja duhet patjetër ti kemi të gjitha harmonizimet me të gjitha institucionet që të mund të kalojë në seancë të qeverisë”, deklaroi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.
Aliu tha se objektet gastronomike kanë në dispozicion një afat prej gjashtë muajsh për t’u përshtatur me ligjin e ri. Ai shtoi se për subjektet që e konsiderojnë këtë periudhë të pamjaftueshme, në koordinim me ekspertët do të shqyrtojnë mundësin për zgjatjen e afatit edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Pas kërkesës së gastronomëve dhe konsultimeve me ekspertë, në propozim ligj parashihet që tarracat të jenë të hapura në dy anë, si dhe bizneset të kenë hyrje të veçantë për jo duhanpirësit. Qëllimi i ligjit është të mbrojë qytetarët që nuk pinë duhan, duke i lejuar të frekuentojnë objektet pa u ekspozuar ndaj tymit, ndërsa duhanpirësve u caktohen zona të veçanta. /Alsat.mk.
The post Ligji anti-duhanit nuk do të jetë në seancën e sotme të Qeverisë, pritet edhe një harmonizim appeared first on Alsat.
