Gazetar: Suad Bajrami
Kryeministri Hristijan Mickoski sot njoftoi se është arritur kompromis me universitetet shtetërore për Ligjin për Arsim të Lartë, ndërsa ndryshimet të hënën do të hyjnë në procedurë qeveritare. Në pako me këtë ligj, në procedurë qeveritare do të hyjnë edhe ndryshimet në Ligjin për Shkencë dhe Ligjin për Cilësi në Arsim.
“Ne kishim një ngjarje me rektorët e universiteteve shtetërore. Prej asaj që mund ta shihja atje, me të vërtetë sundon një mbështetje. Prej asaj që ne e diskutuam menjëherë pas asaj ngjarje dje, dhe atë analizë që e bëmë të vërejtjeve të integruara nga ana e universiteteve mendoj se kemi arritur një zgjidhje të shkëlqyer kompromisi”.
“Vlerësoj se me këtë ligj të ri, por edhe parakushtet që i kemi mundësuar paraprakisht – rritjen e pagave, ai që do të dëshirojë me shkencë dhe me arsim të lartë duhet të merret me atë, jo atë ta ketë hobi”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi që ndryshimet ligjore do të sillen pas analizave të shumë ligjeve ndërkombëtare, madje tha që nëse do të ketë ndonjë vërejtje të arsyeshme ata janë të gatshëm që të bëjnë ndryshime deri të hënën kur praktikisht do të dorëzohet në qeveri. Lidhur me ankesat e instituteve private, të cilat do të kenë kushte specifike për numrin e kuadrove shkencore, Janevska rikujtoi se gjatë kontrollit Ministria ka mbyllur 14 të tillë për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet.
“Shembulli më brutal ishte kur Komisioni i MASH-it shkoi të bëjë kontroll në një institut, ai ishte regjistruar në bastore, në hapësirën e pasme të bastores, ku instituti duhej t’i kryejë funksionet e tij në dy karrige dhe dy dyshekë dhe ai menjëherë u mbyll, ndërsa të punësuar ishin dy persona”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
“Nën emrin, institut privat defakto kryhen funksione tjera siç ishte shembulli me bastoren. Prej këtu kriteret diçka që ministri apo grupi punues në mënyrë arbitrare i ka shpikur, ne kemi bërë analizë serioze të shumë ligjeve në Evropë dhe jashtë Evropës dhe erdhëm në konkluzion se këto janë masa që janë të rëndësishme dhe të nevojshme që të përmirësohet cilësia e arsimit të lartë, por edhe vemprimtarisë shkencore në vend”.
Ndryshimet e reja parashikojnë forcim të kritereve për avancim në titujt e fakulteteve, por obligime të reja për publikime të punimeve shkencore ne impakt faktor. Do të ketë mënyrë të re të financimit të universiteteve, ndërsa do të ketë edhe ndryshim të programeve studimore. Për reformat e paralajmëruar kishte kundërshtime nga qarqet akademike, duke akuzuar se me këto ndryshime shkelet autonomia e universiteteve. Për këtë, Ministria e Arsimit disa herë organizoi takime me rektorët e universiteteve, por edhe debate me stafet akademike të universiteteve./Alsat.mk.
The post Ligji për Arsimin e Lartë: Mickoski arritëm marrëveshje me universitetet shtetërore appeared first on Alsat.
