Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, dënon përpjekjet e qeverisë për të imponuar frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore, përcjell TV21. Dijana Toska nga BDI tha se, ndryshimet e propozuara në ligjin për arsimin e mesëm përbëjnë një sulm të hapur ndaj themeleve të barazisë ndëretnike dhe një përpjekje për të vendosur dominim etni

“BDI dënon me ashpërsi përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të imponuar frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore që synojnë krijimin e supremacisë etnike dhe minimin e barazisë multi-etnike, që është thelbësore për stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut.  Ndryshimet e propozuara në ligjin për arsimin e mesëm, të cilat ndër të tjera parashikojnë: 

     – Përdorimin asimetrik të gjuhës dhe alfabetit në në dokumentet pedagogjike,  

     – Zhvillimin e aktiviteteve kulturore vetëm në frymën e traditës maqedonase dhe historisë nacionale, duke margjinalizuar kulturën dhe kontributin e komuniteteve të tjera etnike në vend. 

  – Paragrafët që përjashtojnë identitetin multi-etnik në shkollat e mesme dhe promovojnë një dominim të një narrative të njëanshme etnike, duke shkelur barazinë e garantuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta. 

 Këto dispozita përbëjnë një sulm të hapur ndaj themeleve të barazisë ndëretnike dhe një përpjekje për të vendosur dominim etnik, që bie ndesh me frymën dhe qëllimin e Marrëveshjes së Ohrit.  Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë”, tha Dijana Toska.