Ligji për përfaqësim të drejtë ka mbërritur në Kuvend dhe pritet që të jetë para deputetëve. Për këtë ligj sonte në Click Plus në TV21, foli edhe deputetja e BDI-së, Rina Ajdari e cila tha se ligji në fjalë nuk ka peshë juridike, por siç tha është eksperiment politik. Ajdari mes tjerash potencoi se ligji për përfaqësim të drejtë nuk e zëvendëson balancuesin, pasi që siç bëri të ditur ligji nuk parasheh sanksione.
Mes tjerash, deputetja e BDI-së, tha se Qeveria aktuale ka tendenca për shuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit.
