Ndonëse tha se koalicioni ASH-AKI ishte vetëm për zgjedhjet lokale të vitit 2025, Valbon Limani tha se ka tendencë nga të dyja palët që ky koalicion të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare kurdo që mbahen ato, shkruan Tv21.
“Nëse shkon gjithçka siç duhet, besoj se edhe në zgjedhjet parlamentare do të dalim si koalicion”, deklaroi Limani.
