E kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit Valbon Limani edhe sot në ditën e fundit të vitit ka vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura. Bashkë me kryesuesin e këshillit të Komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferin, takuan qytetarët për të dëgjuar idetë e tyre, gjersa knadidati Limani uroi për një vit të mbarë.

“Bashkëbisedojmë me qytetarët, takime që t’i dëgjojmë idetë, sugjerimet, por edhe kritikat. Dita e fundit e këtij viti, shfrytëzoj rastin të dërgoj edhe mesazh të ju uroj vit të ri të gjithë qytetarëve të Gostivarit, dhe në veçanti mërgimtarëve, u dëshiroj të kenë pushim të këndshëm këtu në vendlindje”, u shpreh Valbon Limani – kandidat i AKI-së, për kryetar të Gostivarit.