Valbon Limani së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, vizitoi Universitetin Ndërkombëtar “Vision” në Gostivar. Gjatë vizitës, ai falënderoi rektorin Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, rektorin themelues Prof. Dr. Fadil Hoxha, kryetarin e fondacionit “Shar Vardar”, z. Mefail Rexhep, dekanin Prof. Dr. Adnan Vranko, si dhe gjithë profesorët dhe akademikët për pritjen e ngrohtë. “Shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti ‘Vision’. Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit,” deklaroi Limani në rrjetet sociale.